Real Madridi ndal bisedimet me Alaban, problemi te pagat e lojtarit

Real Madridi ka ndalur përkohësisht bisedimet e mbrojtësit të Bayern Munichut, David Alaba.

Sport

04/01/2021 22:09

Pagat e lartë të austriakut kanë ndikuar që “Los Blancos” të mos jenë të gatshëm që ta transferojnë në verë, transmeton lajmi.net.

Kontrata momentale e Alaba me Bayernin përfundon në qershor, derisa nuk ka pranuar rinovimin dhe ka ëndërr të luajë për “Mbretërit”.

Reali është duke shpresuar ta transferojë në qershor, por vetëm nëse Alaba pranon të zbres pagën.

Thuhet se austriaku ka kërkuar 12 milionë euro për sezon, pagë që është më e madhe se e kapitenit Sergio Ramos, që fiton 10 milionë euro për sezon.

Interesim për Alaba kanë shprehur edhe disa klube të tjera./Lajmi.net/