Real Madridi kërkon 12 milionë euro për Ceballos

Real Madridi kërkon 12 milionë euro për mësfushorin e tyre, Dani Ceballos.

Sport

24/06/2022 17:37

Ceballos është lojtar i ‘Los Blancos’ deri në vitin e ardhshëm, por largimi i tij mund të ndodhë këtë verë.

Shuma që Real Madridi kërkon për mesfushorin, sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë është 12 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Real Betisi është klubi që kanë shfaqur më së shumti interesim për spanjollin, por oferta e tyre është tetë milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje për rikthimin e 25 vjeçarit te Betisi./Lajmi.net/