Real Madridi interesohet në Alejandro Garnacho

Real Madridi ka shprehur interesim për futbollistin e Manchester United, Alejandro Garnacho. “Los Blancos” janë shumë të impresionuar me atë që mesfushori është duke treguar te “Djajtë e Kuqë”, transmeton lajmi.net. Argjentinasi tash për tash po konsiderohet i pashitshëm, por kjo gjë mund të ndërrojë, veçmas kur bëhet fjalë për Realin. Mbetet të shihet nëse…

Sport

09/12/2022 10:06

Real Madridi ka shprehur interesim për futbollistin e Manchester United, Alejandro Garnacho.

“Los Blancos” janë shumë të impresionuar me atë që mesfushori është duke treguar te “Djajtë e Kuqë”, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi tash për tash po konsiderohet i pashitshëm, por kjo gjë mund të ndërrojë, veçmas kur bëhet fjalë për Realin.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë tentativë konkrete në raport me këtë çështje. /Lajmi.net/