Real Madridi i ‘çmendur’, përmbys për dy minuta Valencian dhe merr kreun e La Liga-së

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Valencia.

Sport

19/09/2021 22:58

“Los Blancos” dolën fitues me rezultat 1 – 2, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk arriti të shënoi në portën kundërshtare.

Ishte Hugo Duro që pas një topi të bukur në stilin vollej realizoi për rezultatin 1 – 0.

Real Madrid nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbys rezultatin krejt në fund.

Fillimisht, Vinicius Junior pranoi një pasim të bukur nga Karim Benzema dhe barazoi rezultatin (86’).

Ndërsa, pas dy minutave, dyshja ndërruan rolet, ku braziliani asistoi dhe francezi shënoi për 1-2 (88’).

Me këtë fitore, Real merr kreun e La Liga-së me 13 pikë, derisa Valencia renditët e treta me 10 sosh./Lajmi.net/