Real Madridi futet në garë për Jesus

Real Madridi janë futur në garë për lojtarin e Manchester City, Gabriel Jesus.

Sport

06/06/2022 12:45

Jesus ka kontratë me ‘Citizens’ deri vë vitin e ardhshëm, por largimi i tij do të ndodhë me shumë gjasë këtë verë.

Transferimi i Erling Haaland drejt ‘Etihad’ ka ndikuar që braziliani të mendojë ndryshimin e ambientit.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim për të, në mesin e tyre edhe Real Madridi.

Sipas ‘Cander Ser’ ekipi i Carlo Ancelottit janë futur së fundmi në garë për Jesus, përcjell lajmi.net.

Përveç ‘Mbretërve’ Arsenal, Atletico Madrid janë skuadrat që e duan në radhët e tyre sulmuesin./Lajmi.net/