Real Madridi është gati të thyej rekordin brazilian me përforcimin e fundit shumë të nevojshëm
Ndonëse ky transferim është përmendur prej disa kohësh, sipas njoftimeve të fundit, Real Madridi ka vendosur të sjellë më në fund mbrojtësin super të talentuar brazilian, Vitor Reis. Problemet në mbrojtje, kryesisht me lëndime, do ta detyrojnë Florentino Perez të thyejë rekordin e futbollit brazilian, nëse do të besohet lajmi i mëngjesit të sotëm (e…
Sport
Ndonëse ky transferim është përmendur prej disa kohësh, sipas njoftimeve të fundit, Real Madridi ka vendosur të sjellë më në fund mbrojtësin super të talentuar brazilian, Vitor Reis.
Problemet në mbrojtje, kryesisht me lëndime, do ta detyrojnë Florentino Perez të thyejë rekordin e futbollit brazilian, nëse do të besohet lajmi i mëngjesit të sotëm (e martë) nga Diario AS.
Ndonëse vlera e futbollistit të ri llogaritet në “vetëm” 14 milionë euro, thuhet se 30 milionë euro është shifra që Real Madridi do t’i paguajë ndoshta klubit më të madh brazilian.
🚨 ¡30 millones por el central brasileño!
💸 Palmeiras quiere realizar la venta más cara de un defensor en la historia de Brasil, superando la de Lucas Beraldo al PSG
⁉️ ¿Debería el Madrid apostar por él y pagar esa cifra? pic.twitter.com/iOiCnA9GLV
— Diario AS (@diarioas) January 7, 2025
Kjo do të thyente rekordin sepse Reis do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit të ligës braziliane, duke kaluar kështu rekordin e Lucas Beraldo, i cili kaloi te PSG.
Eksperiencat pozitive të Realit në sjelljen e futbollistëve nga Brazili mund të jenë kyçe në vendosmërinë e Perezit për ta sjellë atë.
Blerjet e Vinicius Junior dhe Rodrygo tashmë janë shpaguar, dhe klubi ka shpresa të mëdha për të riun Endrick, i cili ende nuk e ka provuar veten.