Real Madridi e shqyrton transferimin e Kieran Tierney

Real Madridi po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Arsenalit, Kieran Tierney.

Sport

11/03/2022 19:35

Real Madridi ka shfaqur interesim për transferimin e Kieran drejt ‘Bernabeut’.

Ekipi i Carlo Ancelottit janë në kërkim të një përforcimi në mbrojtje dhe ata besojnë së Tierney është lojtari adekuat, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu mund të luajë në qendër dhe në krahun e majtë, pasi ai është një lojtar i gjithanshëm.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Angli, ekipi i Real Madridit janë duke e vëzhguar tash e ca muaj lojtarin e Arsenalit./Lajmi.net/