Real Madridi dhe Sociedad në bisedime për transferimin e Kubos

Real Madridi dhe Real Sociedad janë në bisedime për të transferuar Takefusa Kubo.

Sport

26/06/2022 08:46

Kubo u transferua nga Tokyo te Real Madridi në vitin 2019, por nuk arriti ta gjejë vetën pjesë të klubit madrilen.

Ai kaloi disa periudha i huazuar në klubet spanjolle si te Mallorca, Villarreal dhe Getafe.

Ndërsa, sipas ‘Marca’, Real Sociedad kanë shfaqur interesim për lojtarin, andaj janë në bisedime me ‘Mbretërit’ për të, përcjell lajmi.net.

Kubo ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë largimi rreth tetë milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje në mes dy palëve./Lajmi.net/