Real Madrid vendos ta thërrasë nga huazimi talentin e La Liga
Ylli i Real Madridit Martin Odegaard ka vendosur që marrëveshjen e tij dy-vjeçare të huazimit në Real Sociedad të ndërpresë me Los Blancos që janë të gatshëm ta thërrasin në skuadrën e parë.
Sport
21-vjeçari po shijon futbollin me ekipin bask dhe më në fund po tregon potencialin e tij të vërtetë pasi u transferua te Reali si 16-vjeçar në 2015-ën.
Nuk ka qenë një udhëtim i lehtë për të riun norvegjez, i cili është dërguar në huazim disa herë në përpjekje për të bërë progres, por nuk ka arritur të tregojë ndonjë gjë, përcjell lajmi.net.
Ai duket se po kënaqet me rolin e tij të ri në Sociedad, ku ai është një kërcënim i rrezikshëm për kundërshtarët dhe krijon shanse për shokët e tij të skuadrës.
Dhe sipas të përditshmes spanjolle AS, forma e tij ka qenë e mjaftueshme për të bindur Madridin për ta rikthyer atë herët. /Lajmi.net/