Real Madrid publikon listën e lojtarëve ndaj Liverpoolit, mungojnë Hazard dhe shumë yje

Real Madrid ka publikuar listën e të ftuarve për përballjen ndaj Liverpoolit.

Sport

12/04/2021 16:10

“Los Blancos” në ndeshjen e parë triumfuan me rezultat 3 – 1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja kthyese do zhvillohet në “Anfield”, derisa gjiganti spanjoll ka publikuar listën e të ftuarve ku mungojnë yjet si Sergio Ramos, Lucas Vazquez, Dani Carvajal, Raphael Varane dhe Eden Hazard.

Lista e të ftuarve:

Portierë: Courtois; Lunin, Altube

Mbrojtës: Militao, Nacho, Marcelo, Odriozola, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco, Marvin, Arribas

Sulmues: Benzema, Asensio, Vinicius, Mariano, Rodrygo./Lajmi.net/