Real Madrid po përgatit kontratën e re për Rodrygo

Rodrygo është heroi i Real Madrid i edicionit të kaluar në Champions League.

Sport

04/07/2022 20:43

Braziliani shënonte dy golat vendimtarë ndaj Manchester City. Por nuk është kjo arsyeja e vetme pse atij do t’i ofrohet kontratë e re.

Lojtari ka pasur paraqitje të mira nën urdhrat e Carlo Ancelotti  dhe tashmë raportohet se ‘Los Blancos’ po përgatisin ofertë të re për të, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e Rodrygo skadon në vitin 2025, por Reali po planifikon një kontratë që e mban atë në ‘Bernabeu’ deri në vitin 2028.

Lojtari po ashtu pritet të ketë edhe një rritje të konsiderueshme në pagë. /Lajmi.net/