Real Madrid po e transferon ‘perlën’ e rivalit nga La Liga

Real Madrid dëshiron ta shtoj edhe një opsion në mesfushë.

Sport

02/01/2019 10:31

Real Madrid ka mesfushor me bollëk në skuadër, por që kërkon të shtoj edhe një.

Skuadra spanjolle po tenton ta transferoj mesfushorin e Sevillas, Pablo Sarabia, përcjell lajmi.net.

26-vjeçari po shkëlqen në këtë sezon, duke bërë që përveç Real Madridit, edhe Atletico Madrid e Arsenal ta duan transferimin e tij.

‘Los Blancos’ shpresojnë që t’i marrin shërbimet e tij në afatin e janarit, duke ditur edhe interesimin e madh të skuadrave tjera. /Lajmi.net/