Real Madrid përgatitet për rikthimin e Hazard te Chelsea

Koha e sulmuesit Eden Hazard te Real Madrid ka qenë shumë e vështirë.

Sport

07/12/2021 16:22

Kushtoi plotë 130 milionë euro në vitin 2019, shkaku i lëndimeve të shumta, nuk ka arritur pritshmeritë e duhura, transmeton lajmi.net.

Tani, Real Madrid është në një situatë jo të këndshme, duke marrë parasysh se është 30 vjeç, ekzistojnë dy opsione ta mbajnë dhe të vazhdojnë t’i besojnë ose ta largojnë.

Sipas “The Transfer Exchange Show”, Real Madrid është i përgatitur ta rikthejë belgun te Chelsea për një çmim të ulët prej 23 milionë euro.

Sigurisht, kjo është vlerë shumë e ulët, në krahasim me atë që pagoi gjiganti madrilen, por më mirë pak se asgjë.

Në anën tjetër, Hazard nuk ka vend te Reali në formacionin bazë, duke marrë parasysh formën e lartë që po kalon Vinicius Junior, derisa në krahun e djathtë, Ancelotti preferon Rordygo ose Marco Asensio.

Kujtojmë, se Hazardin e duan edhe klubet e tjera të Premierligës si Ëest Ham ose Everton./Lajmi.net/