Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona

Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e Pejës kanë lëshuar reagime apo njoftime përmes të cilave tentuan të sqarojnë pu nën e tyre. Sipas tij, kjo vetëm se ka shpërfaqur edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona kur përballen me kriza. “Pas rastit tragjik në Pejë, po shoh se…

Lajme

26/10/2026 08:55

Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e Pejës kanë lëshuar reagime apo njoftime përmes të cilave tentuan të sqarojnë pu nën e tyre.

Sipas tij, kjo vetëm se ka shpërfaqur edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona kur përballen me kriza.

“Pas rastit tragjik në Pejë, po shoh se Policia dhe Prokuroria, me nguti, kanë lëshuar komunikata në përpjekje për ta sqaruar punën e tyre.Kjo vetëm sa e shpërfaq edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona kur përballen me kriza”,deklaroi ai.

Reagimi i këtyre institucioneve lidhet me vrasjen e Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Vitromiricë të Pejës. E njëjta kishte njoftuar Prokurorinë e Pejës në lidhje me rrezikun për jetën e saj, por ajo s’mori mbrojtjen që i nevojitej.

“Pse? Sepse institucionet nuk mund ta lajnë veten nga përgjegjësia me tri rreshta komunikatë, kur ekzistojnë indikacione se krimi mund të ketë ndodhur edhe si pasojë e neglizhencës së tyre.Në raste të tilla, duhet të ngrihet niveli i komunikimit institucional, e madje të ndryshojë edhe vetë mënyra e komunikimit.Përgjegjësia institucionale nuk mund të trajtohet si çështje e zyrës për informim. Përballë një rasti të tillë, publikut duhet t’i drejtohen vetë drejtuesit e institucioneve përkatëse, përmes adresimeve të drejtpërdrejta dhe transparente, me sqarime te detajuara”./Lajmi.net/