Real Madrid pas Leroy Sane

Skuadra e Real Madrid është vënë pas Leroy Sane. Anësori i Bayern Munich, Leroy Sane mund të ketë një shteg të hapur për të kaluar në La Liga, me skuadrën e Realit që duket e interesuar. ‘Los Blancos’ po shqyrtojnë të gjitha alternativat për të transferuar Sane si zëvendësues të Marco Asensios, përcjell lajmi.net. ‘Tuttomercato’…

Sport

01/12/2022 10:21

Skuadra e Real Madrid është vënë pas Leroy Sane.

Anësori i Bayern Munich, Leroy Sane mund të ketë një shteg të hapur për të kaluar në La Liga, me skuadrën e Realit që duket e interesuar.

‘Los Blancos’ po shqyrtojnë të gjitha alternativat për të transferuar Sane si zëvendësues të Marco Asensios, përcjell lajmi.net.

‘Tuttomercato’ shkruan se Sane është në radarin e Realit, mes disa emrave të tjerë për fazën e sulmit.

Raportimet shtojnë se Reali s’janë fare të interesuar të vazhdojnë bashkëpunimin me Asensio, përkundër diskutimeve pozitive me përfaqësuesit e tij së fundmi.

Sane thuhet se është i preferuar edhe nga trajneri Carlo Ancelotti. /Lajmi.net/