Real Madrid nuk planifikon rikthimin e Diaz

Real Madrid nuk ka plane ta rikthejë sulmuesin Brahim Diaz nga forma e huazimit te AC Milan.

Sport

11/11/2021 08:59

Ish lojtari i Manchester Cityt ka impresionuar te Milan, duke shënuar katër gola dhe dhuruar dy asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Diaz pritet të mbetet te Milan, që posedojnë mundësinë e blerjes në formë huazimi deri në 2023, por ka sugjerime që Reali mund ta rikthejë në skuadër 22-vjeçarin falë formës të lartë.

Por, Marca raporton se Carlo Ancelotti nuk ka plane me Diaz, andaj futbollisti do qëndrojë te “Rossonerët”.

Kontrata e Diaz me Realin skadon në vitin 2025 dhe spanjolli ka dy gola dhe tre asistime në fanellën e klubit madrilen./Lajmi.net/