Real Madrid, Mourinho e egoisti CR7 – Khedira flet për karrierën te “Los Blancos”

Pas pensionimit nga futbolli, ish-lojtari i Real Madridit, Sami Khedira është rikthyer në kohë të flas për karrierën.

Sport

04/03/2022 13:49

Gjermani për “ESPN”, foli për kohën te Real Madrid, ndeshjet kundër rivalit të përbetuar, Barcelonën, kohën me trajnerin Jose Mourinhon si trajnerin dhe lojën me Ronaldon te Reali pastaj te Juve.

Sipas mesfushorit, transferimi në Real Madrid për të ishte një nga eksperiencat më të mira në jetë, transmeton lajmi.net.

“Transferimi në Real Madridi ishte një nga eksperiencat më e mirë në jetën time”.

Lidhur me ‘El Clasico’, tha se e ka shijuar shumë rivalitetin në mes Real Madridit dhe Barcelonës, pasi ishte diçka e veçantë.

“Për të qenë i sinqertë e kam shijuar shumë rivalitetin me Barcelonën. Ishte diçka speciale që e priste e gjithë bota”.

Tutje, gjermani vazhdoi të flet edhe për punën nën urdhrat e Mourinhon që e lavdëroi shumë lartë ngase dinte si të përgatiste skuadrën në nivel të lartë.

“Të punosh me Moun ishte me të vërtetë speciale. Ai e dinte mjaft mirë se si të stërviste ekipin në nivel të lartë”.

E Khedira nuk harroi të flet edhe për ish bashkëlojtarin, Cristiano Ronaldo me të cilin bashkëpunoi te Real Madrid e pastaj në Juventus. Sipas tij, portugezi kishte ndryshuar, por ambicia ishte gjithmonë e njëjtë.

“Në Real Madrid ishte më i ri dhe më egoist por jo në kuptimin e keq të fjalës. Egoistë për të shënuar gola për të pasur paraqitje të mira. Edhe te Juve ishte i tillë pasi dëshironte të shënonte sa më shumë gola dhe e dinte mjaftë mirë që këtë do ta arrinte me ndihmën e gjithë ekipit”.

Khedira pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me Real Madridin, Juventusi si dhe kombëtaren gjermane u pensionua nga futbolli në majin e vitit të kaluar./Lajmi.net/