Real Madrid mëson emrat e kundërshtarëve në “Botërorin e klubeve”

Real Madrid është favorit absolut për të fituar titullin në “Kampionatin botëror për klube”.

Sport

30/11/2017 07:31

Real Madrid ka mësuar komplet listën e kundërshstarëve në “Kampionatin botëror për klube”.

‘Los Blancos’ do të marrin pjesë si skuadër kampione e Evropës dhe hyjnë në garë nga gjysmëfinalja.

Kurse, gara do të kompletohet nga Al Jazira, Auckland City, Pachuca, Wydad Casablanca, Urawa Reds dhe Gremio, përcjell “lajmi.net”.

Gjysmëfinalet zhvillohen më 13 dhjetor kurse finalja, tri ditë më vonë. /Lajmi.net/