Real Madrid interesohet për Mason Mount?

Real Madrid është i interesuar për talentin e Chelseas, Mason Mount.

Sport

22/11/2021 20:04

Anglezi thuhet se është i pakënaqur me “Blutë” që nuk janë duke ia përmirësuar kontratën dhe raportimet e lidhin me largimin nga “Stamford Bridge”, transmeton lajmi.net.

Sipas Fichajes, Reali ka interesim për Mount, që pëlqehet edhe nga dy gjigantët e tjerë evropianë, si Manchester City dhe Bayern Munich.

Chelsea është duke hasur probleme me rinovimin e kontratës, ngase në verë iu skadon kontrata edhe disa yjeve, si Antonio Rudiger, Andreas Christensen, Thiago Silva dhe Cesar Azpilicueta.

Mount hyri në formacionin e parë të Chelseas kur në krye ishte Frank Lampard, derisa këtë sezon ka shënuar tre gola dhe dhuruar dy asistime në nëntë paraqitje në Premierligë.

Rekordi i 22-vjeçarit te klubi londinez është me 20 gola dhe 17 asistime, duke përfshirë edhe asistimin në golin e fitores të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/