Real Madrid ia ofron PSG-së tre lojtarë për Neymarin
Real Madrid kanë rritur ofertën për Neymar, duke i ofruar PSG-së deri në tre lojtarë si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi.

Sport
Zinedine Zidane është i gatshëm të ndahet me disa nga yjet e skuadrës së tij, për të sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ brazilianin e shumëdëshiruar.
‘Los Blancos’ kanë pranuar të paguajnë deri në 700 mijë euro në javë për Neymar, por janë të vetëdijshëm që po përballen edhe me konkurrencën e Barcelonës.
Interesimi i rritur i Real Madridit për Neymar, është një lajm i mirë për Manchester United, që shohin fundin e ndjekjes së 13 herë kampionëve të Evropës për Paul Pogban.
Pogba, zbuloi këtë verë se ai dëshironte të linte gjigantët nga ‘Old Trafford’, por një marrëveshje me skuadrën e tij të preferuar, Real Madrid, nuk u arrit./Lajmi.net/