Real Madrid eliminohet nga Copa del Rey, ja çfarë thotë Alba

Jordi Alba ka thënë se nuk është befasuar nga eliminimi i Real Madridit nga Copa del Rey.

Sport

26/01/2018 10:10

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba ka thënë se nuk është befasuar nga eliminimi i Real Madridit nga Copa del Rey.

“Nuk jam befasuar, Leganes është duke kaluar një sezon shumë të mirë”, u shpreh Alba pas fitores ndaj Espanyolit, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid u eliminua nga Copa del Rey duke u mposhtur në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu me rezultat 2:1. /Lajmi.net/