Real Madrid e hedh Eden Hazardin në shitje

Eden Hazard është i qasshëm në merkato.

Sport

13/07/2022 10:28

Ylli belg i skuadrës së Real Madrid duket se nuk është më i paprekshëm dhe ofertat për të do të shqyrtohen.

Raportime nga Sergio Santos, Real Madrid kanë hedhur në shitje kartonin e yllit belg, përcjell lajmi.net.

Hazard nuk dëshmoi dot talentin e tij para audiencës në ‘Santiago Bernabeu’, duke u penguar shumë edhe nga lëndimet.

Tani, skuadrat e interesuara për Hazard mund të bëjnë lëvizjet e tyre.

Nuk dihet akoma se cili është çmimi që Real Madrid i ka caktuar ish-anëtarit të Chelsea. /Lajmi.net/