Real Madrid dorëzohet për Mbappe, e regjistron Camavingan në ekipin e parë

Real Madrid duket se nuk ka më shpresa për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe nga PSG.

Sport

31/08/2021 21:54

Gjiganti spanjoll ishte gati të paguante 220 milionë euro për francezin, por PSG as nuk ktheu përgjigje, duke i injoruar plotësisht, transmeton lajmi.net.

Kjo ka ndikuar që Real Madrid të heq dorë, derisa tani transferimin më të fundit, Eduardo Camavinga e kanë regjistruar në ekip të parë.

Kur u zyrtarizua transferimi i Camavingas, Reali fillimisht e regjistroi në Real Madrid Castilla në shpresën që PSG në momentet e fundit do e lejojë largimin e Mbappes.

Mirëpo, tani ka ndryshuar dhe Reali e ka regjistruar francezin në ekipin e parë, ku për momentin të gjitha vendet janë të zëra.

Real Madrid duket se nuk ka më shpresa për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe nga PSG.

Pra, mund të thuhet plotësisht se shanset për ardhjen e Mbappes brenda dy orëve të mbetura janë thuajse zero.

Ndërkohë, Camavinga do mbajë numrin 25 në fanellë./Lajmi.net/