Real Madrid do të jetë pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Gjigantin spanjoll të dielën e pret një përballje e vështirë.

Sport

17/09/2021 15:29

Real Madridi do të jetë mysafirë i Valencias në kuadër të xhiros së katër të La Ligas, shkruan lajmi.net.

‘Mbretërit’ vijnë në këtë ndeshje pas triumfit shumë të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.

Megjithatë ‘Los Blancos’ janë duke u përballur me probleme të shumta shkaku i lëndimeve.

Kundër Valenicas nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Dani Ceballos, Ferland Mendy, Garreth Bale, Toni Kroos dhe Marcelos.

Të gjithë këta futbollistë janë duke u rikuperuar nga lëndimet dhe do të jenë mungesa të rëndësishme, por gjiganti spanjoll ka lojtarë të mjaftueshëm që mund t’i zëvendësojë. /Lajmi.net/