“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shiroka-Pula, së cilës i ka uruar sukses në detyrën e re. Në takim, Jahjaga ishte bashkë me ekipin e Fondacionit Jahjaga. Jahjaga ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar presidentes mbështetje personale dhe institucionale në të mirë të përgjithshme. “Presidentes Shiroka-Pula i urova për pozitën e re…

Lajme

27/10/2026 18:40

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shiroka-Pula, së cilës i ka uruar sukses në detyrën e re.

Në takim, Jahjaga ishte bashkë me ekipin e Fondacionit Jahjaga.

Jahjaga ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar presidentes mbështetje personale dhe institucionale në të mirë të përgjithshme.

“Presidentes Shiroka-Pula i urova për pozitën e re në krye të shtetit, duke u zotuar në mbështetjen time personale por edhe atë institucionale në të mirë të përgjithshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ish-presidentja e ka cilësuar kënaqësi të veçantë faktin që Presidenca drejtohet sërish nga një grua. Shiroka-Pulën e ka përshkruar si një zonjë me unitet dhe qëndrim për të mirën e vendit.

“Presidente Shiroka-Pula, ju priftë e mbara në këtë detyrë të shenjtë, jam e bindur që ashtu siç keni hyrë edhe do ta vazhdoni faqebardhë!”, ka shkruar Jahjaga.