Real Madrid dhe PSG ndërprenë negociatat, ky është qëndrimi i Kylian Mbappe
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe mesa duket do qëndrojë edhe një vit në "Parkun e Princave".
Sport
Real Madrid provoi javëve të fundit të transferojë francezin duke bërë tre oferta zyrtare, me vlerë 160, 180 dhe 200 milionë euro, por që u refuzuan nga PSG, transmeton lajmi.net.
Të gjitha ofertat u refuzuan nga presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi sepse ende ka besim që do ta bind Mbappen për rinovimin e kontratës.
Real Madrid dhe PSG kanë ndërprerë negociatat dhe që transferimi të ndodh në këtë afat veror, gjasat janë shumë të ulëta.
Sipas RMC Sport, Mbappe është në dijeni që negociatat mes dy klubeve janë ndërprerë dhe ka pranuar vendimin e bordit të klubit francez.
Pos kësaj, Mbappe është duke u përgatitur që të kalojë një sezon të mrekullueshëm me PSG, me të cilët synon Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, PSG pritet t’i bëjë oferta të tjera për rinovimin e kontratës, derisa Reali ka të drejtë qysh në janar të nënshkruajë parakontratë me fituesin e Kupës së Botës./Lajmi.net/
🚨 Mbappé a pris acte de la décision du Real Madrid de stopper les négociations avec le PSG. Il respecte et accepte la décision de Paris et se prépare désormais à disputer ce qui pourrait être son ultime saison avec le club de la capitale.
— RMC Sport (@RMCsport) August 30, 2021