Real Madrid dhe Manchester City në garë për Reece James
Dy gjigantët evropian Real Madridi dhe Manchester City, janë në garë për mbrojtësin e djathtë të Chelsea, Reece James.
Sport
Real Madridi dhe Manchester City janë në garë me njëra- tjetrën, për të transferuar në radhët e tyre mbrojtësin e djathtë të Chelsea, Reece James.
Të dy skuadrat janë në kërkim të një mbrojtësi dhe si opsion e kanë James, transmeton lajmi.net.
Ai aktualisht është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe është pjesë në formacionin e Thomas Tuchel.
Në 73 paraqitje gjithsej, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar 10 asistime.
Kontrata e anglezit përfundon në verën e vitit 2025 dhe çmimi i tij është rreth 60 milionë funte./Lajmi.net/