Real Madrid – Barcelona? S’ka problem
Mesfushori i Real Madridit, Lucas Vazquez ka thënë se nuk i frikësohet përballjes së mundshme me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport
Mesfushori i Real Madridit, Lucas Vazquez nuk ka frikë nga shorti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai ka thënë se nuk i frikësohet as përballjes së mundshme me Barcelonën që konsiderohet favorit për t’u kualifikuar tutje pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit.
“Barcelona? Nuk ekziston asnjë ekip nga i cili kam frikë në çerekfinale, ne jemi Real Madrid”, deklaroi Vazquez për “AS”, përcjell “Lajmi.net”.
Real Madrid u kualifikua në çerekfinale pas fitores ndaj Romës me rezultat të përgjithshëm 4:0.