Real Madrid, Barcelona dhe Juventus humbasin gjyqin ndaj UEFA, rrezikojnë të sanksionohen
Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi e kanë humbur gjyqin ndaj UEFA në lidhje me skandalin e formimit të Superkupës së Evropës, rreth një vit më parë.
Sport
Skuadrat në fjalë mund të largohen nga garat evropiane pasi UEFA e ka fituar tashmë një apel në gjykatë që e rrëzon urdhërin për mos sanksionim të tri klubeve.
Tashmë Real Madrid, Juventus e Barcelona janë jashtë ECA, por nuk dihet nëse do të ndërmerren sanksione të tjera, transmeton lajmi.net
Një largim i tri skuadrave ligjërisht ishte pamundësuar më parë, përmes të një urdhëri të vendosur në Gjykatën e Madridit, që ia pamundësonte shtëpisë së futbollit të vendoste restriksione në drejtim të klubeve të apostrofuara.
Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, të paktën zyrtarisht, janë ende të përfshira në idenë e Superkupës së Evropës. /Lajmi.net/