Real Betisi kërkon rikthimin e Ceballos

Real Betisi kërkon të rikthejë në ekip mesfushorin Dani Ceballos.

Sport

09/05/2022 13:59

Mesfushori spanjoll ka kontratë me Real Madridin deri në sezonin e ardhshëm, por mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Që nga rikthimi në ‘Santiago Bernabeu’, pasi ishte i huazuar te Arsenali, ai nuk ka pasur mjaftueshëm minuta.

Kjo ka bërë që Real Betisi të kërkojë rikthimin e spanjollit në ekip. Sipas ‘AS’ Betisi kërkojnë të ribashkohen me Ceballos, përcjell lajmi.net.

Së fundmi trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është mahnitur me formën e mesfushorit dhe ai mund të qëndrojë edhe më tej në ekip./Lajmi.net/