Reagon Franca: Veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës rrezikojnë perspektivën e heqjes së masave
Dy ditë më parë në 10 komuna të Kosovës policia zhvilloi një aksion-bastisje. Ky aksion kishte të bënte me mbylljen e dhjetëra institucioneve dhe komunave paralele serbe që po funksionin ende në Kosovë. E në lidhje me këtë aksion nga Prokuroria në Prishtinë u deklaruan se nuk kanë dhënë urdhër dhe sipas tyre s’ka pasur…
Lajme
Dy ditë më parë në 10 komuna të Kosovës policia zhvilloi një aksion-bastisje.
Ky aksion kishte të bënte me mbylljen e dhjetëra institucioneve dhe komunave paralele serbe që po funksionin ende në Kosovë.
E në lidhje me këtë aksion nga Prokuroria në Prishtinë u deklaruan se nuk kanë dhënë urdhër dhe sipas tyre s’ka pasur prova të mjaftueshme për t’u kryer një bastisje e tillë.
Përpos prokurorisë, reagime të vazhdueshme pati edhe nga ndërkombëtarët, të cilët thanë se këto çështje duhet zgjidhur përmes dialogut.
Një reagim erdhi sot edhe nga Franca. Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka lëshuar një njoftim për media në lidhje me këto veprime të Qeverisë së Kosovës.
MPJD e Francës tha se Parisi zyrtar shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme meqë një vendim i tillë ndikon negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës.
Gjithashtu, veprimet e tilla të Qeverisë Kosovës thonë se rrezikojnë përpjekjet për normalizim të raporteve me Serbinë në kuadër të Dialogut.
“Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria e Kosovës më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Kjo rrezikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagim.
Në fund, thuhet se ky veprim i njëanshëm i Kosovës rrezikon perspektivat e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Ky veprim i njëanshëm rrezikon perspektivat e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës. Franca bën thirrje për respektimin e angazhimeve të marra nga palët për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër” përfundon reagimi./Lajmi.net/
#Kosovo | La France déplore la fermeture unilatérale par le gouvernement kosovar le 15 janvier un grand nombre de structures administratives serbes au Kosovo, décision qui affectera négativement la vie quotidienne de la population serbe du Kosovo.
➡️ https://t.co/0n1oooEaNP pic.twitter.com/vDEFZ1IsVr
— France Diplomatie 🇫🇷🇪🇺 (@francediplo) January 17, 2025