Reagon familjarja: Nexhmije Hoxha është gjallë
Një lajm për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, e veja e ish diktatorit Enver Hoxha i përhapur masivisht, rezulton të jetë i pavërtetë.
Lajme
Lajmi u përgënjeshtrua për Report Tv nga Teuta Hoxha, nusja e djalit të Nexhmijes e cila tha se 96-vjeçarja gëzon shëndet të plotë.
“Nexhmija është gjallë dhe gëzon shëndet. Lajmet e përhapura për vdekjen e saj janë të pavërteta”.
“Nexhmije Hoxha nuk është shtruar në spital dhe as nuk vuan nga sëmundje. Është në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmet e përhapura janë të pavërteta dhe dashakeqe”, ka thënë Teuta Hoxha më tej.