Reagon edhe Gjermania: Jemi në kontakt me shtetet e NATO-s
Edhe Gjermania ka reaguar pas raportimeve se raketet ruse goditën një fshat në Poloni, afër kufirit me Ukrainën, duke lënë dy të vrarë. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se shteti i saj është duke monitoruar nga afër situatën, shkruan lajmi.net. Ajo ka thënë se janë…

Bota
Edhe Gjermania ka reaguar pas raportimeve se raketet ruse goditën një fshat në Poloni, afër kufirit me Ukrainën, duke lënë dy të vrarë.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se shteti i saj është duke monitoruar nga afër situatën, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se janë në kontakte të ngushta me NATO-n dhe shtetet tjera.
“Mendimet e mija janë me Poloninë, aleati jonë i afërt dhe fqinji jonë. Ne po e monitorojmë nga afër situatën, duke qëndruar në kontakt të ngushtë me miqtë tanë polak dhe partnerët e NATO-s”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/