Reagon Carlo Ancelotti: Për mua ishte jashtë, s’e kuptova pse nuk e shikuan VAR-in

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1 me 1. Në momentin kur Manchester City barazoi rezultatin gjatë aksionit të gjatë pati një moment kur Bernando Silva mori topin në vijat e fushës, shkruan Lajmi.net Sistemi i teknologjisë, VAR nuk reagoi fare në këtë moment, kurse…

Sport

09/05/2023 23:33

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1 me 1.

Në momentin kur Manchester City barazoi rezultatin gjatë aksionit të gjatë pati një moment kur Bernando Silva mori topin në vijat e fushës, shkruan Lajmi.net

Sistemi i teknologjisë, VAR nuk reagoi fare në këtë moment, kurse beIN Sports ka publikuar pamjet e tyre dhe shihet se topi kishte kaluar vijën.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar pas ndeshjes duke ia lënë fajin gjyqtarit dhe sistemit të teknologjisë.

“Për mua topi shkoi jashtë, por jo sipas gjyqtarit. Nuk e kuptova pse nuk e shikuan VAR-in”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes

Ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, e mërkurë nga ora 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit në UEFA Champions League./Lajmi.net/