Reagimi i Ronaldinhos kur kuptoi se po dilte nga burgu

Ronaldinho është liruar nga burgu i Paraguait në Asuncion, për të kaluar në arrest shtëpiak.

Sport

09/04/2020 08:25

Ish futbollisti i famshëm dhe vëllai i tij Roberto Assis kanë paguar 1.6 milionë dollarë për të dalë nga burgu.

Ronaldinho u arrestua më 5 mars pasi u kap duke hyrë në Paraguai me një pasaportë false.

Derisa të caktohen gjyqi, Ronaldinho do të qëndrojë në arrest shtëpiak.

Televizioni ABC i Paraguait ka publikuar një video ku shfaqet gjyqtari Gustavo Amarilla, duke iu drejtuar përmes një video thirrjes, ku i shpjegon se çfarë pritet prej tij.

Ata nuk duhet të largohet nga Paraguai

Mes tjerësh, gjyqtari u tha që nuk duhet të largohen nga vendi dhe pyeti vëllanë e tij nëse e kuptuan vendimin. Ata konfirmuan se e kuptuan, dhe në fund të bisedës, Ronaldinho përshëndeti gjyqtarin me një festë karakteristike, siç e kemi parë në fushat e futbolli./Lajmi.net/

YouTube player