Reagimi i Presidencës së Kosovës pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj Milorad Dodik
Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikane ndaj Milorad Dodik.

Lajme
Përmes një postimi në Twitter, Vela shkroi se Dodik bashkë me dy figurat famëkeqe të veriut të Kosovës, Veselinoviq dhe Radoiçiq janë lidhja kriminale e “Botës Serbe”, transmeton lajmi.net.
Duhet përkujtuar që gjatë ditës së sotme është bërë e ditur për sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Dodik.
“Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja që targetojnë Milorad Dodik për aktivitetin e tij destabilizues dhe korruptiv në Bosnje. Dodik, Veselinoviç dhe Radoiçiq janë lidhja kriminale e ideologjisë politike të “botës serbe” që promovohet nga regjimi i Serbisë”, shkruan ai./Lajmi.net/
⛔️ The United States announced new sanctions targeting Milorad Dodik for his destabilizing and corrupt activity in #Bosnia.
Dodik, Veselinović and Radoičić are the criminal nexus of “Serbian world” political ideology that is promoted by #Serbia’s regime. https://t.co/XLpkobsE5n
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) January 5, 2022