Reagimi i një personi të pastrehë kur i dhurohet një shtëpi (Video)

Rahat, i cili është pronar i kanalit në YouTube, “Magic of Rahat”, i ka dhuruar një shtëpi një personi të pastrehë. 

Lajme

10/05/2014 20:16

Videoja është hedhur në internet dhe ka prekur zemrat e shumë personave, pasi shihet gëzimi në sytë e këtij personi kur dikush i thotë atij se kjo është shtëpia jote. 

I gjithë procesi filmohet, kur djaloshi e rregullon dhomën dhe më pas shkon dhe e merr në veturën e tij personin e pastrehë. 

Ai kujtonte se po e dërgonte në banesën e vet dhe filloi t’i pëlqente dhoma, në momentin që e pyeti “Kjo është shtëpia jote”? Djaloshi ju përgjigj: “Jo kjo është e jotja?” Dhe ai nisi të qante nga gëzimi i madh. 

Para pak kohësh i njëjti kanal në YouTube, kishte publikuar një video ku tregohej reagimi i një personi të pastrehë kur atij iu dhurua një lotari fituese e 1000 dollarëve.

Rahat përmes videove të tij të publikuara në YouTube, arrinë marrë miliona klikime, nga ku edhe realizon fitime të mëdha në para.