Reagimi i kompanive të njohura ndaj deformimit të iPhone 6 (Foto)

Pas shakave të ndryshme nëpër rrjete sociale me modelin e ri të Apple, tani siç duket edhe kompanitë e mëdha kanë filluar të ironizojnë me 'lakimin' e iPhone 6.

Fun

26/09/2014 21:53

Pasi që shumë njerëz nga e gjithë bota filluan të ironizojnë me ‘lakimin’ e modelit të ri të Apple – iPhone 6, tani këtë kanë filluar ta bëjnë edhe kompanitë e mëdha, ndër të tjera edhe ato që nuk prodhojnë celularë.

Kompanitë postuan fotografi në llogaritë e tyre zyrtare në Twitter, ku bënin shaka me ‘lakimin’ e iPhone 6, transmeton Lajmi.net.

Fotografitë e kompanive si Samsung, Nokia, HTC, LG, KITKAT, Heineken, Whataburger dhe Pringles ishin më të përhapurat në internet.