Reagime të ashpra ndaj Kurtit: Kritika për sulmet ndaj Kushtetueses dhe paralajmërime për kolaps institucional
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përballur me reagime të forta pas komenteve të tij kundër Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e fundit për funksionimin e Kuvendit. Publicisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar duke theksuar se Kurti ka vetëm 48 deputetë dhe nuk është faji i Kushtetueses që ai nuk po arrin të sigurojë shumicën…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përballur me reagime të forta pas komenteve të tij kundër Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e fundit për funksionimin e Kuvendit.
Publicisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar duke theksuar se Kurti ka vetëm 48 deputetë dhe nuk është faji i Kushtetueses që ai nuk po arrin të sigurojë shumicën për të formuar qeverinë e re, raporton lajmi.net
Ai ka shtuar se Kurtit duket se po i pëlqen të mbetet në detyrë, duke shfrytëzuar situatën aktuale politike.
“Kurti i ka 48 deputetë për me e bo qeverinë e re, s’ia ka fajin Gjykata pse s’po gjen vota – dhe po i pëlqen shumë që të mbetet km në detyrë”, tha ai.
Ndërkohë, ish-kryeinspektori i inteligjencës dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka paralajmëruar për pasojat serioze që mund të shkaktojë bllokada politike.
Sipas tij, vendi po shkon drejt një kolapsi institucional dhe financiar, që mund të ketë pasoja të mëdha edhe në sigurinë kombëtare.
“Nga sot, “zyrtarisht” filloi fushata zgjedhore. Jo vetëm për zgjedhjet lokale, por për zgjedhjet që do të mbahen – me sa duket – pas kolapsit të shtetit që po duan ta bëjnë. Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament” – formula që po e rrezikon sjelljen e kolapsit!”, tha ai./Lajmi.net/