Reagim i shpejtë i Barcelonës, barazon Ansu Fati
Barcelona ka reaguar shumë shpejtë në ndeshjen ndaj Real Madrid.

Sport
Ishte një gol i shpejtë i Real Madrid me Fede Valverde që i dha epërsinë mysafirëve nga Madridi, në ‘Clasicon’ e sotme.
Por, më i shpejtë ishte reagimi i Barcelonës, të cilët barazuan pas vetëm tre minutave, shkruan lajmi.net.
Një top i mirë nga Lionel Messi për Jordi Alba gjeti mbrojtësin në zonë, me këtë të fundit që asistoi për Ansu Fati, i cili me lehtësi dërgoi topin në rrjetë.
https://twitter.com/CrewsMat19/status/1320004717402050560?s=20
Rezultati tashmë është 1:1 pas vetëm 10 minutave lojë. Ashtu siç i ka hije ‘Clasicos’ – shumë spektakël. /Lajmi.net/