Reagim i ashpër i mediave serbe për dënimin e Ivanoviqit

12:31 | 21 Janar 2016

Oliver Ivanoviq në Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Lidhur me dënimin me 9 vjet burg të liderit të Iniciativës qytetare serbe, Oliver Ivanoviq, kanë reaguar mediat serbe.

Në titujt e tyre, dënimin e Ivanoviqit me 9 vite burg, ato e kanë quajtur skandal.

“Oliver Ivanoviq u gjet fajtorë sot dhe u dënua me nëntë vjet burg. Për shkak të problemeve teknike me zërimin në sallën e gjyqit të Gjykatës Komunale në Mitrovicë, gjykimi i udhëheqësit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq katër serbëve të tjerë, ishte kërkuar pauzë. Pas një pauze, kishte filluar gjyqi pa zërim”, kanë shkruar ato.

Gjithashtu mediat serbe kanë raportuar se në Mitrovicë është rritur dukshëm prezencën e policisë së Kosovës.

“Të dy portat kryesore në ndërtesën e gjykatës u mbyllën dhe ata kontrollohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, kanë shkruar mediat serbe.