RB Leipzig – PSG: Statistikë, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e mërkurë), RB Leipzig është nikoqir i PSG-së, në kuadër të xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sport

03/11/2021 11:22

Klubi gjerman kërkon ‘hakmarrjen’ ndaj klubit parisien për humbjen që i shkaktoi në ndeshjen e fundit, përcjellë lajmi.net.

Mungesat e lojtarëve:

PSG-ja është pa disa nga yjet kryesorë, ngase Marco Verratti, Sergio Ramos dhe Lionel Messi do mungojnë, derisa Leandro Paredes është në dyshime.

Ndërkohë, edhe vendasit janë pa katër nga futbollistët kryesorë, si Lukas Klostermann, Marcel Halstenberg, Marcelo Saracchi dhe Brian Brobbery.

Statistikë

RB Leipzig ka humbur pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, derisa kanë pranuar se paku dy gola në shtatë ndeshjet e fundit.

Kanë qenë të shënuar mbi 2.5 gola në tre ndeshejt e fundit të Leipzig, derisa kjo statistikë është edhe për tre ndeshjet e fundit në shtëpi të klubit gjerman ndaj PSG-së.

Formacionet e mundshme:

RB Leipzig (4-2-3-1): Gulasci; Angelino, Orban, Simakan, Mukiele; Haidara, Laimer; Forsberg, Olmo, Nkunku; Silva

PSG (4-3-3): Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Herrera, Pereira, Gueye; Di Maria, Mbappe, Neymar

Analizë:

RB Leipzig ende nuk është mësuar me trajnerin e ri. Ata kanë fituar vetëm gjashtë nga 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat derisa u mposhten 4-1 nga Bayern dhe 6-3 nga Man City në fillimin e sezonit.

Pavarësisht që janë tetë pikë përpara në Ligue 1 dhe në krye të grupit A në Ligën e Kampionëve para Man Cityt, ende ka dyshime të Mauricio Pochettinos te PSG. Problemi kryesor në fushë, është që Pochettino ende nuk ka parë partneritetin në nivel të lartë mes Neymar, Mbappe dhe Messi.

PSG ka dështuar të fitojë dy ndeshjet e fundit si mysafir në LK, derisa barazuan me Club Brugge herën e fundit. Janë favorit, por nuk do ishte befasi nëse dështojnë në Gjermani.

Parashikim

RBL 1 – 2 PSG

Ndeshja e ‘zjarrtë’ zhvillohet në ora 21:00./Lajmi.net/