Raul: Messi është më i miri
Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i mirë me të cilin është ballafaquar.

Sport
Ikona e Real Madridit, Raul Gonzalez ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i mirë me të cilin është ballafaquar.
Në mesin e yjeve me të cilët ka luajtur, Raul theksuar se më së tepërmi i ka lënë përshtypje argjentinasi.
“Kam pasur fatin të luaj me futbollistë si Zidane, Ronaldo, Figo, Cristiano, por Messi është shumë më ndryshe”, deklaroi Raul për të përditshmen sportive madrilene “AS”.
“Ai i bën gjërat shumë të lehta, e që janë të pamundura. I pabesueshëm”, u shpreh ai.