Raul me lëvdata për Xavin: Ishte trajner prej kur ishte lojtar, jam i sigurt se do të jetë i suksesshëm

Ikona e Real Madrid, Raul Gonzalez ka dhënë disa lëvdata për ish-rivalin e tij, Xavi Hernandez.

Sport

29/03/2022 15:58

Raul ka thënë Xavi ka motivin e duhur dhe njohuritë e duhura për të qenë i suksesshëm në punën e tij të re.

Sipas Raul, Xavi ka qenë një trajner qysh moti, prej kohës kur ishte lojtar.

“Xavi ishte trajner prej kur ishte lojtar”, ka thënë Raul, transmeton lajmi.net.

“Ai po bën mirë dhe e ardhmja e tij duket shumë e mirë. Koha do t’i vendos të gjitha në vendin e vet. Ai ka pasionin, që është më e rëndësishmja. Jam i sigurt se do të bëjë mirë”, shtoi ikona e Realit.

Raul Gonzalez lidhet me një punë të mundshme në stolin e Real Madrid, si pasues i mundshëm i Carlo Ancelotti. /Lajmi.net/