Ratifikohet marrëveshja mes Kosovës dhe GIZ-it gjerman në vlerë 20 milionë euro
Është ratifikuar në Kuvend një marrëveshje e lidhur mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ-it gjerman në vlerë 20 milionë euro. Marrëveshja ka të bëjë me mbështetjen e zhvillimit ekonomik rural me fokus sektorin e bujqësisë dhe diversifikimin e aktiviteteve në ferma bujqësore në zona rurale; “Promovimi i Ndërmarrësisë”, transmeton lajmi.net. Për këtë ka shkruar në…
Lajme
Është ratifikuar në Kuvend një marrëveshje e lidhur mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ-it gjerman në vlerë 20 milionë euro.
Marrëveshja ka të bëjë me mbështetjen e zhvillimit ekonomik rural me fokus sektorin e bujqësisë dhe diversifikimin e aktiviteteve në ferma bujqësore në zona rurale; “Promovimi i Ndërmarrësisë”, transmeton lajmi.net.
Për këtë ka shkruar në Facebook edhe shefja e stafit në Ministrinë e Bujqësisë, Flutur Mustafa.
“Ratifikohet Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqsuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombtar (GIZ) për mbështetjen e zhvillimit ekonomik rural me fokus sektorin e bujqësisë dhe diversifikimin e aktiviteteve në ferma bujqësore në zona rurale; “Promovimi i Ndërmarrësisë” në vlerë prej 20 milionë €”, ka shkruar ajo.