Rastet më misterioze në botë të trupave që nuk janë dekompozuar me shekuj të tërë

Pas vdekjes, brenda 24 orëve, organet e brendshme fillojnë të dekompozohen, por jo në këto raste.

Fun

04/03/2021 11:48

Vdekja është një proces po aq natyral sa lindja, diçka që nuk shmanget dhe do të ndodhë për çdo gjallesë, shkruan lajmi.net.

Është e kuptueshme nëse të gjithë frikësohen nga të vdekurit, sepse dukja e tyre po që mund të jetë paksa e frikshme.

Kjo dukje vjen nga dekompozimi i trupit. Kur zemra ndalon, dhe gjaku nuk qarkullon nëpër trup, trupi fillon të shpërbëhet, të kalbet ngadalë, deri sa të dekompozohet plotësisht dhe të mbeten vetëm eshtrat.

Mirëpo ky proces nuk është aq i shpejtë. Dekompozimi kalon në 5 faza:

  • 24-72 orë pas vdekjes, organet e brendshme fillojnë të dekompozohen
  • 3-5 ditë pas vdekjes, trupi fillon të ënjtet dhe një shkumë e përzier me gjak rrjedhë nga hunda dhe goja
  • 8-10 ditë pas vdekjes, trupi kthehet nga i gjelbër në të kuq teksa gjaku dekompozohet dhe organet në abdomen akumulojnë gaz
  • Disa javë pas vdekjes, thonjtë dhe dhëmbët bien
  • 1 muaj pas vdekjes trupi fillon të lëngësohet

Por, ka disa raste në të cilat, kjo nuk ka ndodhur dhe arsyeja është misteri më i madh i arkeologëve, sepse nuk ka një shpjegim shkencorë se pse ka ndodhur kjo ruajtje e trupit, shkruan lajmi.net.

Në rast të balsamimit, trupi mund të ruhet më mirë sesa ai që është varrosur normal, mirëpo këta trupa asnjëri nuk janë balsamuar.

Itigilov, ishte një prift budist në Rusi në fillim të viteve 1900. Kur ai ishte akoma gjallë, ai i kërkoi priftërinjve të tjerë të fillojnë përgatitjet për funeralin e tij dhe filloi të meditonte. Teksa po meditonte, ai vdiq. Ai kërkoi që pas vdekjes, trupi i tij të zhvarroset pas disa viteve. Në vitin 2002 trupi i tij u zhvarros dhe ishte thuajse i pa ndryshuar nga vdekja e tij. Muskujt e tij ishin plotësisht të lëvizshëm, edhe pse zakonisht pas një muaji trupi bëhet shumë i ngurtë sa nuk mund të lëvizet fare.

Xin Zhui ishe gjallë gjatë dinastisë Han në Kinë. Ajo ishte gruaja e një borgjezi dhe jetoi në luks shumë ekstrem dhe ishte jashtëzakonisht mbi peshë. Ajo jetoi në vitin 163 para erës sonë, dhe kufoma e saj u zhvarros në vitin 1971. Trupi i saj është 2000 vjeçarë, dhe ai është plotësisht i lëvizshëm. Lëkura e saj është e butë sikur e një personi të gjallë.

Shenjtorja Catherine Laboure thoshte se ajo kishte biseduar me Shën Mërinë shumë herë gjatë jetës së saj, dhe se ajo edhe kishte vënë duart në prehrin e saj, shkruan lajmi.net. Ajo mendonte se ishte bekuar. Catherine vdiq në vitin 1876 dhe u varros. Në vitin 1993 ajo u zhvarros, dhe trupi i saj ishte plotësisht i paprekur dhe i pandryshuar. Ajo dukej sikur vetëm kishte rënë në gjumë. Trupi i saj tani gjendet në muze në Paris.

Rreth 500 vite më parë, kjo vajzë 15 vjeçe që i përkiste popullit inkas u përdor si sakrificë për një rit fetar. Trupi i saj u gjet në Argjentinën e sotme dhe si shkak i kushteve të ftohta atmosferike dhe ajrit të thatë trupi i saj ishte i ruajtur mirë deri në vitin 1999 kur u gjet. /Lajmi.net/