Rastet e coronavirusit në Itali, ministrja paralajmëron heqjen e licencës për shkollën që ndaloi mësimin krye në vete

Pasi u lajmëruan disa raste të coronavirusit në Itali, mbrëmë një shkollë private “Udha e Shkronjave” në Shqipëri, njoftoi se nuk do të zhvillojë mësim për dy javë.

Lajme

24/02/2020 10:55

“Udha e Shkronjave”, një institucion arsimor parauniversitar privat ka marrë një vendim për mbylljen e shkollës për dy javë duke u nisur nga situata aktuale nga përhapja e koronavirusit në Italinë fqinje.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, njoftoi shkolla më herët.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, Besa Shahini, e cila njofton se shkollës do i hiqet licensa: Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kus hte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë. /Lajmi.net/