Ferizaj: Brenda javës u regjistruan 23 aksidente, njëri nga ta me fatalitet – Shqiptohen mbi 1400 gjoba dhe pezullohen 18 patentë shoferë

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1.429 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 18 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 23 aksidente, nga të cilat: – 1 aksident fatal, ku ka mbetur i vdekur 1 person –…

Lajme

25/05/2026 11:43

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1.429 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 18 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 23 aksidente, nga të cilat:

– 1 aksident fatal, ku ka mbetur i vdekur 1 person

– 7 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 8 persona

– 15 aksidente me dëme materiale

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor. Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192″, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: