Raste të dhunës në familje në Pejë, Rahovec e Skenderaj, një person në kërkim
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në rajone të ndryshme të vendit, ku në disa raste janë arrestuar persona të dyshuar, ndërsa viktimat kanë kërkuar ndihmë dhe trajtim mjekësor. Në Pejë është raportuar se dy persona të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovar, dyshohet…
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në rajone të ndryshme të vendit, ku në disa raste janë arrestuar persona të dyshuar, ndërsa viktimat kanë kërkuar ndihmë dhe trajtim mjekësor.
Në Pejë është raportuar se dy persona të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovar, dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një viktime femër kosovare, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar, ndërsa i dyshuari mashkull ndodhet në kërkim policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Ndërkaq, në Skenderaj, një mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet po trajtohen sipas procedurave ligjore dhe hetimet janë në vazhdim.
Raportet e plota të Policisë së Kosovës:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 07.05.2026 – NN. Është raportuar se dy të dyshuarit kosovarë (një femër dhe një mashkull) i kishin shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin e dyshuara femër është arrestuar, ndërsa i dyshuari mashkull ndodhet në kërkim policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec 07.05.2026 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pranuar sms me përmbajtje kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është në procedurë hetimore.
DHUNË NË FAMILJE
Skenderaj 07.05.2026-19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./lajmi.net/