Rast i rrallë: Lind foshnja me motrën binjake që po rritej brenda saj

Një vajzë e vogël lindi me motrën e saj binjake, të paformuar por ende në rritje me kordonin e vet kërthizor.

Fun

21/03/2019 17:17

Vajza,e quajtur Itzamara, e lindur më 22 shkurt në Barranquilla të Kolumbisë, është një shembull tepër i rrallë i lindjeve fetus nën fetus, ndodhur fillimisht në 1808, por që është dëgjuar rrallë për këtë fenomen që nga ajo kohë, transmeton lajmi.net.

Rasti i fundit ka hyrë në një terren të ri mjekësor, pasi mjeku specialist i nënës, Dr Miguel Parra-Saavedra, e ka zbuluar atë në javën e 35-të të shtatzënisë përmes skanimit me teknikën me ultratinguj 3D/4D.

Itzamara lindi përmes operacionit cezarian në javën e 37-të, për të parandaluar rritjen e binjakes së saj dhe dëmtimin e organeve të saj të brendshme.

Fetusi kishte krahë dhe këmbë, por me mungesë te zemrës dhe trurit.

Tani, një muaj më vonë, Itzamara gëzon shëndet të plotë me pothuajse asnjë dëmtim apo shenjë dëmtimi në trupin e saj. /Lajmi.net/